Pasi Kuvendi i Maqedonisë votoi konkluzionet për propozimin francez, Qeveria në seancën e sotme pasdite miratoi propozimin e presidencës franceze.

“Ne morëm një vendim për të miratuar propozimin e presidencës franceze nga 30 qershori. Me këtë vendim fillojmë procesin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Me këtë seancë të qeverisë përfundojmë një tjetër hap objektivisht historik për vendin tonë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili vendimin e bëri të ditur në një konferencë për media me anëtarët tjerë të Qeverisë.

Ai bëri të ditur se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet të martën më 19 korrik në Bruksel.

“Sot kam nderin të shpall datën e konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitet të plotë, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlerat për të cilat ne përpiqemi dhe dëshirojmë dhe e gjithë kjo bazuar në kombin dhe shtetin tonë, historinë dhe identitetin që do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”, tha kryeministri duke bërë thirrje për unitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me protokollin që vendi duhet të nënshkruajë me Sofjen zyrtare, kryeministri bëri të ditur se shefi i diplomacisë Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë, ndërsa gjatë ditës do ta informojë publikun më në detaje për të gjithë procesin.

 

Kovaçevski: Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet më 19 korrik shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";