Në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih të Gjermanisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në takimin në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, Kovaçevski e njoftoi Lajçakun për “aktivitetet e përbashkëta me kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov për intensifikim të bashkëpunimit bilateral dhe për punën e pesë grupeve të punës për ekonomi, infrastrukturë, kulturë, integrim në BE dhe histori, të cilët kanë detyrë të përgatisin udhëzues për realizimin e Marrëveshje për fqinjësi”.

Nga shërbimi qeveritar njoftohet se Lajçak ka dërguar përkrahje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi mbështetje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner të besueshëm të Bashkimit. Lajçak shprehu edhe kënaqësinë për angazhimin e deritanishëm dhe e vlerësoi si kontribut të konsiderueshëm drejt vendimit përfundimtar për miratim të Kornizës negociuese dhe për caktim të Konferencës së parë ndërqeveritare në mandatin e Francës si kryesues me Këshillin Evropian”, qëndron më tej në kumtesën Qeveritare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është diskutuar edhe për “Ballkanin e hapur”, kjo në drejtim të përparmit të bashkëpunimit rajonal.

Kovaçevski ka bërë të ditur se RMV i përkrah të gjitha format e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kovaçevski – Lajçak: Angazhimi i RMV-së kontribuon në nisjen e negociatave me BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";