Kovaçevski: Largimi i Hungarisë nga seanca nuk do të thotë votë kundër hapjes së negociatave të BE-së me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski thotë se vendimi për fillimin e negociatave të Ukrainës dhe Moldavisë me BE-në nuk është marrë pa konsensus, sepse largimi i Hungarisë nga seanca nuk do të thotë votë kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë është e qartë, theksoi Kryeministri, se në BE ka marrëveshje për fillimin e negociatave me këto dy vende.

“Ekziston edhe një tezë tjetër se Ukraina kishte një mosmarrëveshje dypalëshe. Vendi nuk është në një mosmarrëveshje të tillë me Rusinë, por Moska ka sulmuar në mënyrë të pajustifikueshme Kievin dhe vendi nuk është anëtar i BE-së. Çdo paralele mes atij rasti dhe mosmarrëveshjeve të tjera dypalëshe të vendeve kandidate për anëtarësim është tragjike dhe e papërshtatshme.

Qëllimi i gjithë kësaj në rrjetet sociale është që të defokusohet nga fakti se bllokuesi i Maqedonisë në integrimet evropiane ka emër dhe mbiemër, e ajo është OBRM-PDUKM”, është përgjigjur Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.

Advertisement

Kovaçevski është i vendosur se nuk janë të mundshme ndryshime në kornizën e negociatave, duke thënë se disa duan të bëjnë paralele me Kosovën.

“Serbia e ka pranuar kapitullin 35, i cili quhet Kosovë dhe përfshin të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Për fat të mirë, ne nuk kemi lejuar një kapitull të veçantë për çështjet e fqinjëve në kuadrin tonë të negociatave. Në vendin tonë nuk ekziston një kapitull i tillë”, theksoi Kryeministri, duke e krahasuar me rrugën tonë të integrimit europian dhe pengesat që shfaqen./Telegrafi/

Kovaçevski: Largimi i Hungarisë nga seanca nuk do të thotë votë kundër hapjes së negociatave të BE-së me Ukrainën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy