Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Kryeministri e falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski-Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE appeared first on Telegrafi.