Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në Londër, u takua me drejtoren për Evropë në Departamentin për hulumtime të “Economist”, Joan Hoje, e cila udhëheq me indeksin e demokracisë në botë që po zbatohet çdo vit”=.

Sipas këtij hulumtimi për vitin e kaluar, thuhet në njoftimin e qeverisë, Maqedonia e Veriut u hoq nga zona e shteteve me “regjim hibrid” dhe hyri në vendet me demokraci funksionale si “demokraci me mungesa”.

“Indeksi i demokracisë për Maqedoninë e Veriut sipas “Economist” është përmirësuar për 5 vende dhe është sukses i madh në kohën kur demokracia nuk përparon në botë. Për vetëm 5 vite, vendi ynë bëri rritje për 5 vende dhe tani ranghohet në vendin e 73-të”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në fund të bisedës, Kovaçevski ka theksuar se rangimi i “Economist” për Qeverinë dhe qytetarët është inkurajim që të mbahet përkushtimi në përparimin e institucioneve demokratike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut nuk është regjim hibrid sipas “Economist” shkruan Telegrafi.