Kovaçevski: Në OBRM-PDUKM ka individë që duan ta shohin vendin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në OBRM-PDUKM ka individë, deputetë dhe përfaqësues të udhëheqësisë që nuk mendojnë njëjtë si disa nga udhëheqësit aktual dhe të cilët dëshirojnë që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së, tha në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në SHBA morëm mbështetje të qartë dhe të fortë për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit, që nënkupton zbatimin e amendamenteve kushtetuese, pra miratimin e amendamenteve dhe vazhdimin e negociatave siç parashikohet sipas Kornizës negociatore, thonë nga Qeveria.

“Këta individë duhet të inkurajohen. OBRM-PDUKM dhe partitë e tjera opozitare duhet të jenë pjesë e marrjes së këtij vendimi, sepse të mos jesh pjesë e vendimeve të tilla është e padenjë për një parti politike, e cila ekziston që nga dita e parë e pavarësisë së shtetit”, tha Kovaçevski.

Nga Qeveria thonë se nuk është diskutuar drejtpërdrejt me deputetët e opozitës, as se si të vendosin, por se paraqitet një koncept të hapur për diskutim.

Advertisement

Kovaçevski tha se secili ka përgjegjësi që të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe vendit./Telegrafi/

Kovaçevski: Në OBRM-PDUKM ka individë që duan ta shohin vendin në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy