Kryeministri Dimitar Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë Bojan Mariçiq, zv. kryeministri i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve – anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), i cili sot mbahet në Selanik, Greqi, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalimin e tij në Samit, bashkë me kolegët nga Evropa Juglindore, anëtarë të procesit. Samiti me të cilin do të kryesojë Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, është paraparë të fillojë në orën 17:40. Në samit marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Sholc, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe përfaqësues të tjerë të lartë, që tregon rëndësinë e këtij Samiti.

Në Samit është paraparë të diskutohet edhe për Deklaratën, në fokus të së cilës është stabiliteti energjetik, siguria, ndërlidhja për zhvillim ekonomik, si dhe zbatimi i agjendës së gjelbër./Telegrafi/

Kovaçevski në Selanik në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të EJL–së shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";