Nëse negociatat me Bashkimin Evropian (BE) nuk hapen së shpejti, kjo nuk do të jetë humbje për Maqedoninë, por për BE-në, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pët “Kanal5”.

Kryeministri në vazhdimësi ka deklaruar se nuk është i lidhur me data, se dëshiron një zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe heqjen e vetos, por jo me nxitim.

“Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë të marrin një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përndryshe do të thotë ulje e rëndësisë së BE-së, rritje e euroskepticizmit, edhe pse padyshim që kemi bërë sakrifica të mëdha dhe kemi marrë vendime të vështira”, theksoi Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Nëse së shpejti nuk marrim datë për negociata, kjo nuk do të jetë humbje për Maqedoninë, por për BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";