Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në intervistë për TV21 potencoi se nuk është e saktë që Qeveria fton diplomatë të jashtëm për të kryer presion, me qëllim të votimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Ajo çfarë është folur nga opozita, para se gjithash nga OBRM-PDUKM dhe kryetari i tyre, se Qeveria fton diplomatë të jashtëm për të kryer presion, ajo aspak nuk është e saktë, kjo është pjesë e vizitës së tij në rajon”, tha Kovaçevski.

Deklarata e Kovaçevskit vjen pasi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria i fton diplomatët e huaj që të vijnë në Maqedoni për të kryer presion ndaj deputetëve të opozitës maqedonase për të votuar ndryshimet kushtetuese.

The post Kovaçevski: Nuk është vërtetë se Qeveria fton diplomatë të jashtëm për të bërë presion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";