Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes me koalicionin qeveritar, tregoi se me partnerët e koalicionit kanë unifikuar qëndrimin që zgjedhjet e reja të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024, pavarësisht kërkesave dhe insistimeve nga opozita.

I pyetur rreth propozimit francez, Kovaçevski tha se nuk do ta komentojnë derisa të miratohet në Bullgari.

“Ndjekim zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Bullgarisë, nëse atje ky propozim miratohet, dhe pasi të miratohet, kur të dorëzohet zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë normalisht që do të jetë objekt i analizave në detaje dhe do të shpërndahet me institucionet në shtet”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Ndryshe, takimi i partnerëve të koalicionit erdhi menjëherë një ditë pasi u mbajt mbrëmë protesta nga partia opozitare OBRM-PDUKM për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Nuk komentojmë propozimin francez, do të analizohet në kohën e duhur shkruan Telegrafi.