Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte ka organizuar pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane, Kate Marie Byrnes.

Kryeministri theksoi se ambasadorja Byrnes ishte e pranishme në një periudhë vendimtare për vendin dhe se ajo do të mbetet gjithmonë mike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëpunimi ynë në vitet e kaluara ka qenë i partneritetit dhe i ngushtë, siç i ka hije bashkëpunimit të dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave kanë qenë të forta që nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por edhe më parë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në pritje morën pjesë ministra, ekspertë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe nga komuniteti i biznesit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski organizoi pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane shkruan Telegrafi.