Kovaçevski: Për momentin nuk mund të them nëse ka ka progres në negociatat me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe posa të ketë progres atëherë do të bëhet e ditur në nivel ministror, ​​pas takimit me homologun bullgar Kiril Petkov në Romë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski tha gjithashtu se nuk mund të thotë nëse ka ndonjë përparim për momentin në arritjen e një dokumenti reciprokisht të pranueshëm me Bullgarinë.

“Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por bisedimet po vazhdojnë ndërmjet ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe sapo të ketë një progres atëherë do të publikohet në nivel ministror”, tha Kovaçevski, duke shtuar se nëse ka një dokument me zgjidhje të pranueshme reciproke, ai do të prezantohet publikisht.

Ai thotë se nuk duhet të lidhemi më me data, përfshirë edhe Samitin e BE-së në qershor, sepse siç tha ai, kemi qenë peng i datave nga muaji në muaj.

Advertisement

Edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov tha gjithashtu se nuk janë të obliguar me afate./Telegrafi/

Kovaçevski: Për momentin nuk mund të them nëse ka ka progres në negociatat me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy