Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se janë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe të gjitha të dhënat që duhet t’i dorëzohen organeve kompetente për rastin e spitalit modular të djegur në Tetovë.

“Sa i përket të tjerëve që janë prezantuar, as nuk kanë qenë, as nuk janë nën autoritetin e Qeverisë, por janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi qëndrim objektiv ndaj çdo rasti, objekti dhe individi dhe organet e drejtësisë janë të lira të vendosin në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe në bazë të kësaj të miratojnë procedura përfundimtare, pa asnjë ndërhyrje, tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë theksoi se kompetencat lidhur me veprimet e Prokurorisë dhe Këshillit të Prokurorëve janë në kuadër të Kuvendit dhe që mund t’i shtrojë pyetje çdo prokurori, veçanërisht kryeprokurorit, dhe beson se ai duhet të jetë absolutisht i disponueshëm në lidhje me çdo rast.

Ai gjithashtu theksoi se personalisht mendon që borxhi i Qeverisë ndaj kompanisë “Brako”, për ndërtimin e spitaleve modulare në vend, duhet të bëhet pasi të mbarojnë të gjitha procedurat gjyqësore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski për zjarrin në spitalin modular: Të gjitha dokumentet janë tek organet gjyqësore appeared first on Telegrafi.