“Dënoj ashpër ngjarjet e djeshme të cilat fatmirësisht nuk rezultuan me pasoja fatale për qytetarët. Asnjë revoltë nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve zjarri nga ana e civilëve, hedhjen e gurëve, dëmtimin e pronës shtetërore, cenimin e jetës së dikujt”.

Kështu reagoi përmes rrjeteve sociale kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Siç shkruan ai, shprehja e pakënaqësisë përmes protestave të qeta është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe kjo Qeveri deri më tani ka treguar dhe ka dëshmuar se demokracia është në duart e qytetarëve dhe se askush nuk do t’ua mohojë këtë të drejtë.

Kryeministri u bëri thirrje aktorëve politikë t’i mos fusin qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski njëkohësisht porositi se ardhmëria e RMV-së është në BE dhe se në asnjë moment si Qeveri nuk i kanë vënë në dyshim gjuhën dhe identitetin maqedonas.

The post Kovaçevski: Politikanët t’i mos fusin qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme appeared first on Telegrafi.