Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, së bashku me kolegët e tij nga Qeveria sonte në vilën “Biljana” në Ohër, priti liderët nga rajoni, të cilët nesër do të marrin pjesë në pjesën zyrtare të samitit “Ballkani i Hapur”.

Kovaçevski para darkës së punës mirëpriti presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

“Theksoj të ardhmen, sepse ne kemi dëshmuar se ‘Ballkani i Hapur’ e lë pas të kaluarën. Në vend të mureve si më parë, ‘Ballkani i Hapur’ po ndërton ura. Ai hap perspektiva të reja për vendet tona, popujt tanë, ekonomitë tona dhe shoqëritë tona”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu theksoi se iniciativa “Ballkani i Hapur” i fshin kufijtë mes popujve të vendeve të rajonit dhe përmes bashkëpunimit dhe lidhjes së ndërsjellë arrihet një vizion i përbashkët për ndarjen e vlerave evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe ambasadori amerikan Chris Hill në samitin “Ballkani i Hapur”, takohet me Ramën dhe Abazoviqin

“Ne lidhemi me ‘Ballkanin e Hapur’ me një synim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë të ndjejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të lehtësimit që ne ofrojmë. Me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama ramë dakord se evropianizimi dhe zbatimi i vlerave evropiane në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri nuk ka arsye për të pritur. Edhe një herë themi se ftesa për t’iu bashkuar nismës ‘Ballkani i Hapur’ është e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë sonte me ne dhe shpresoj se kjo nismë do të zgjerohet edhe më tej”, tha kryeministri Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”, që nesër mbahet në Ohër, pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit./Telegrafi/

Kovaçevski pret liderët e rajonit në Ohër: Me “Ballkanin e Hapur” hapim perspektiva të reja për vendet tona shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";