Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski beson se OBRM-PDUKM do të qëndron në qëndrimin e saj rreth ndryshimeve kushtetuese të deklaruar në takimin e liderëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski vlerëson se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend, shumica janë për integrimin e vendit.

“Procesi nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të OBRM-PDUKM-së. Besoj se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend ka një shumicë të madhe që janë për integrimet evropiane të vendit”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse ka afat deri në të cilin LSDM-ja do ta presë OBRM-PDUKM-në, Kovaçevski tha se afatet janë të përcaktuara me ligj dhe se propozimi do të dorëzohet në Qeveri nga Ministria e Drejtësisë, e më pas do t’i dorëzohet Kuvendit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Procesi për ndryshimet kushtetuese nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.