Vullneti politik i fuqishëm për reforma i transformoi institucionet në shërbim të vërtet për qytetarët, kjo mbetët në mes prioriteteve tona. Ndërtojmë kulturë të re politike që do të jetë parim i qeverisjes dhe jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për rastin e 10-të viteve Partneritet të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut.

Siç theksoi Kovaçevski, koncepti i qeverisjes së hapur mundësoi dërgimin e shërbimeve kualitative dhe e rriti besimi tek qytetarët, ndërsa Qeverinë do ta bëj më transparente dhe më të përgjegjshme.

Kryeministri tregoi se vendi nga vendi i fundit në vitin 2016 në rajon, u ngritë në vendin e parë për qeverisje të hapur dhe aty është akoma, tanimë tre vjet.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së hapur. Ky koncept tashmë është zgjeruar, i pranuar nga komunat dhe Kuvendi dhe gjyqësori, që është kontributi ynë gjithëpërfshirës për sundimin e ligjit. Të jesh në vendin e fundit në vitin 2016 në rajon, të arrish vendin e parë dhe të qëndrosh në krye për tre vjet radhazi, do të thotë punë, përkushtim dhe përgjegjësi”, theksoi Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai iu referua katër planeve të veprimit të deritanishëm përmes të cilave janë realizuar mbi 50 masa dhe aktivitete për të drejtat e qytetarëve dhe përmirësimin e statusit të tyre.

“I kemi afruar institucionet me qytetarët, i kemi përfshirë qytetarët në krijimin e politikave. Ky koncept ka kontribuar të madh që vendi nga shtet i robëruar të shndërrohet në shoqëri të hapur”, tha Kovaçevski.

Kryeministri përmendi edhe Departamentin e Thesarit, i cili zvogëlon korrupsionin dhe rrit besimin e komunitetit të biznesit, si dhe digjitalizimin, proces i cili siç tha ai është në interes të të gjithëve.

Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në konferencë do të promovohet Plani i pestë kombëtar të veprimit për partneritet të qeverisjes së hapur 2021-2023, i cili gjithashtu shënon dhjetë vjet të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut.

Konferenca organizohet nga MSHIA-së, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Qendra për Komunikim Civil dhe Asociacioni për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, të cilat janë duke e zbatuar projektin “Përkrahja e procesit të zbatimit dhe monitorimit të Planit Nacional të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023”.

The post Kovaçevski: Qëndrojmë maksimalisht të përkushtuar parimeve të qeverisjes së hapur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";