Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një statusi në profilin e tij në Facebook u bënë thirrje deputetëve dhe partive politike në Kuvend që sa më shpejtë të votojnë ligjin për pagën minimale.

“Inkurajojë deputetët e Kuvendit dhe partitë politike të japin mbështetje dhe sa më shpejtë të votojnë ligjin për pagën minimale.

Qytetarët nga ne presin efikasitet dhe nuk mund të lejojmë shtyrjen e miratimit të këtij vendimi që është shumë i rëndësishëm për punëtorët me të ardhura të vogla në kohë krize”, shkruan Kovaçevski.

Kovaçevski kërkon nga opozita dhe deputetët e saj të japin mbështetje këtij versioni të ligjit dhe përfundimisht të demonstrojnë unitet për vendimet që janë të rëndësishme për qytetarët./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Qytetarët kërkojnë efikasitet, Kuvendi të miratojë ligjin për pagën minimale shkruan Telegrafi.