Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, për t’u informuar për gjendjen me zjarrin në fabrikën “Zhito Bitola”.

“Ministri Spasovski dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov janë në komunikim të vazhdueshëm me komunën, ndërsa ekipet e MPB-së kanë ofruar mbështetje me kohë për lokalizimin e zjarrit.

Reagimi me kohë dhe i koordinuar parandaloi përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e më shumë dëmeve”, ka shkruar Kovaçevski.

Dje në orën 17:00 shpërtheu një zjarr në fabrikën për bukë në Manastir./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Reagimi në kohë ka penguar përhapjen e zjarrit në Manastir shkruan Telegrafi.