Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Forumit të Dialogut të Prespës në Ohër, ka takuar sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

Gjatë bisedës u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie tradicionalisht pozitive dhe konstruktive dypalëshe dhe bashkëpunim me dialog të hapur në të gjitha nivelet pa çështje të hapura.

Kryeministri Kovaçevski dhe presidentja e Kosovës Osmani-Sadriu potencuan edhe bashkëpunimin ekonomik që po rritet çdo vit dhe për të cilin qeveritë e dy vendeve i kushtuan vëmendje të veçantë seancave të përbashkëta ndërqeveritare.

“Për Maqedoninë e Veriut, u tha në takim, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë, dhe intensifikimi i bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe lidhjes kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Kovaçevskit për takimin me presidenten e Kosovës./Telegrafi/

Kovaçevski takoi Vjosa Osmanin: Maqedonia e Veriut mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës shkruan Telegrafi.