Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në “Dura Automotiv Sistems” dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”.

Sipas tij, punonjësit në këtë kompani e kanë patjetër të punojnë, por do të marrin 50% pagë shtesë si pagë ditore.

Me këtë paga mesatare e punonjësve që punojnë të dielën në këtë kompani u rrit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, ministrin e MPPS-së, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës shfrytëzuan mundësinë për të biseduar edhe me punonjësit e firmës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon në produktivitetin”, tha mes tjerash Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski: Të gjithë punëtorët që punojnë të dielën duhet të fitojnë minimum 50% pagë ditore më të madhe shkruan Telegrafi.