Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e madhe kombëtare 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore.

“Falë suksesit të LNÇ-së, ekziston Republika e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike e Maqedonisë së Veriut. Prandaj 11 tetori 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase.

Luftëtarët maqedonas, me mosbindjen e tyre që nga viti 1903 dhe me suksesin e tyre në Luftën Nacionalçlirimtare të vitit 1944, i hapën rrugën lirisë dhe shtetësisë, por edhe përparimit maqedonas.

Ashtu si partizanët, me njëri-tjetrin, le të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në rrugën përpara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Le ta anëtarësojmë vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T’i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë, sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme!”, tha kryeministri Kovaçevski për nder të festës së sotme publike./Telegrafi/

Lexo po ashtu
Maqedonia shënon Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski: Të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në rrugën evropiane, të krijojmë një të ardhme për brezat e ardhshëm appeared first on Telegrafi.