Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dënoi djegien e objektit të Qendrës Kulturore bullgare në Manastir.
“Në shekullin e 21-të me djegie nuk arrihet asgjë. I kam dhënë udhëzime të qarta institucioneve kompetente për zbardhjen e menjëhershme të rastit.
Provokime të tilla nxitëse kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes popullit maqedonas dhe bullgar.
Andaj ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz dhe me autorët do të merren institucionet”, tha Kryeministri.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Më herët, si presidenti Pendarovski ashtu edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë e dënuan incidentin./Telegrafi/
The post Kovaçevski: Të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz, ndërsa me autorët do të merren institucionet appeared first on Telegrafi.