Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski përmes video fjalimi ua uroi festën e Bajramit muyslimanëve në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vendin tonë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe fetare myslimane Bajramit”, shkruan Kovaçevski.

Sipas tij, festa e Fitër Bajramit forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet.

“Fundi i agjërimit dhe shpërblimet që fitohen në muajin e Ramazanit, zbukurojnë besimtarët me shpirtin e durimit, vetëmohimit dhe bujarsië për të ndarë të mirën me anëtarët e familjes, të afërmit, miqtë dhe fqinjët”, shprehet Kovaçevski i cili shton se këto vlera kanë rëndësi të posaçme për krizën aktuale globale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski uron myslimanët festën e Bajramit appeared first on Telegrafi.