Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Facebook” njoftoi se nga dita e pasnesërme do të lejohen dasmat dhe ahengjet në hapësira të mbyllura.

“Prej 1 korrik, dasmat dhe ahengjet do të organizohen edhe në hapësira të mbyllura, 40% të kapacitetit dhe jo më shumë se 250 mysafir”, shkruan Bekteshi.

Ndryshe, me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, nga 1 qershori është lejuar organizimi i dasmave, ahengjeve dhe festave në hapësira të hapura/terasa deri në maksimum 1.000 person, por jo më shumë se 50% të kapacitetit të hapësirës. Po ashtu në këtë propozim u përfshi që në tryezë të jenë maksimum gjashtë persona dhe të mbahet distanca./Telegrafi/

Kreshnik Bekteshi: Më 1 korrik lejohen dasmat dhe ahengjet në ambiente të mbyllura shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";