Krstevski pas incidentit në Koçan: Pengesa nga të gjitha anët, dikujt nuk i intereson progresi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Kryetari i Komunës së Koçanit, Venko Krstevski, akuzoi për pengim pasi javën e tretë me radhë nuk pati pëlqim nga Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, për hapjen e kopshtit që do të akomodojë 115 fëmijë.

Lexo po ashtu
Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Advertisement

Krstevski akuzoi gjithashtu shërbimet e inspektimit se nuk e bëjnë punën e tyre në sektorin e hotelerisë, ku cenohet siguria e qytetarëve.

“Sot kemi pengesa edhe në Këshill. Përsëri, nuk ka votim për bashkëpunimin ndërkomunal. Shoh fyerje, përpjekje për sherre… diçka që është e papranueshme. Si kryetar komune, nuk do ta lejoj këtë”, tha Krstevski në fjalimin e tij pas incidentit fizik të sotëm para këshilltarëve në Këshillin e Komunës së Koçanit.

Sipas tij, në këto dy muajt është punuar më shumë, sesa në tre vjet e gjysmë të kaluara./Telegrafi/

Advertisement

The post Krstevski pas incidentit në Koçan: Pengesa nga të gjitha anët, dikujt nuk i intereson progresi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy