Kryeministri çek Petr Fiala njoftoi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ky është një sukses i madh për presidencën tonë”, ka shkruar Fiala në Twitter.

Ai bëri të ditur se në Bruksel do të takohet me liderët e dy vendeve për të diskutuar për fazat e ardhshme në rrugën drejt Bashkimit.

Takimi të zgjasë 90 minuta e pas tij, do të ketë një konferencë për shtyp.

Delegacioni i BE-së drejtohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, shefi i diplomacisë çeke, vend i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut si dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët e kanë mbështetur me forcë hapjen e shpejtë të kësaj konference, çka u mundësua pas zhbllokimit që i bëri parlamentit maqedonas ngërçit të krijuar me Bullgarinë, përmes miratimit të propozimit francez ditën e shtunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kryeministri çek Fiala: Këshilli i BE-së ka vendosur të nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.