Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 6 maj 2022 do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e XVIII të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko- Joniane (NAJ).

Në konferencën e rregullt e cila këtë vit organizohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si kryesues i NAJ-it, krahas Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollës në cilësinë e mikpritëses së evenimentit dhe Kryetarit Xhaferi, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiq, Nënkryetari i Dhomës përfaqësuese i Republikës së Italisë, Etore Rozato dhe përfaqësues të parlamentit grek, Këshillit të Lartë të Përgjithshëm të San Marinos, si edhe sekretari i përgjithshëm i NAJ-it, Xhovani Kastellaneta. Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit do të debatojnë në dy tema: “Integrimi evropian: Ballkani Perëndimor, vlerë e shtuar e rajonit Adriatiko-Jonian dhe e Bashkimit Evropian” dhe “Kultura
dhe turizmi si prioritet në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të NAJ-it.”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të merr pjesë në Konferencën e XVIII të Nismës Adriatiko – Joniane në Tiranë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";