Sot u mbajt mbledhja e 28-të e Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku u mor vendim për përfundimin e mandatit të kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska, për shkak të skadimit të mandatit të saj më 1 tetor të këtij viti.

Zgjedhja e kryetarit të ri u shty për pas zgjedhjeve lokale, ndërkohë që deri në zgjedhjen e tij, me Këshillin do të drejtojë nënkryetari Bashkim Besimi.

Në pikën “Të ndryshme”, Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror, Ljupço Kocevski, u ndal te problemet me të cilat përballet Prokuroria Publike, duke theksuar mungesën e prokurorëve dhe shërbyesve civilë, si dhe burimet e kufizuara financiare që e vështirësojnë funksionimin normal të institucionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";