Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel nuk dëshiroi të caktojë datë për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së.

Ai madje u shpreh i përmbajtur edhe për zgjidhjen e kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.

“E prita Zoran Zaevin dhe e njoftova se BE qëndron fuqishëm pas Maqedonisë në luftën kundër coronavirusit. Mbesim të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane dhe u pajtuam për rëndësinë e investimeve të financuara nga BE”, tha Michel.

Zaev tha se Michel ka shfaqur gatishmëri që Maqedonia të hapëroj drejt BE-së në Samitin në qershor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Këshillit Evropian shprehet i përmbajtur për bisedimet me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.