Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Koçanit, Venko Kërsteski tha se ndihet i zhgënhyer që nuk u pa asnjë përgjegjësi morale nga askush, për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls”.

Për Radion Evropa e Lirë, ai tha se përgjegjësi më të madhe morale ka Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Në këtë situatë konkretisht, ministri i Punëve të Brendshme. Unë nuk them që ai është përgjegjës për formalitetin ligjor, por ai ka një përgjegjësi, si ministër për një vit, të paktën të jetë një shembull pozitiv politik se përgjegjësia morale duhet të fillojë të mbahet në një moment të caktuar”, tha Venko Kërstevski, kryetar i Koçanit.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer edhe nga kryeministri Mickoski i cili siç tha, ende nuk ka shkuar në Koçan.

Advertisement

“Unë jam i zhgënjyer që ende, sidomos kryeministri nuk ka ardhur në Koçan. Disa herë e kam thirrur personalisht, që dera e komunës së Koçanit për të është e hapur, sepse ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve të këtij shteti dhe vetëm me ndihmën e pushtetit qëndror ne mund ta ngrejmë Koçanin dhe ato e kanë për detyrë që qytetin tonë që ta ndihmojnë”, deklaroi Venko Kërstevski.

Për të 11 herë familjarët e viktimave të shtunën marshuan nëpër Koçan. Ata përsëri, kërkuan përgjegjësi nga autoritetet lokale, nga inspektorët, duke theksuar se nuk janë të kënaqur me aktakuzën në të cilën 34 individë dhe tre persona juridikë shihen si përgjegjës për tragjedinë.

The post Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy