Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme vendosi që të dorëzojë iniciativë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për pakujdesi dhe shpenzim të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sqaroi rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e auditimit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet që janë kontrolluar. Ajo theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e tyre dhe të rilexojë raportet e auditimit.

Autoritetet kundër korrupsionit kanë miratuar iniciativë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë pa shpallur konkurs kanë punësuar ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja” – Radovish.

Sipas antikorrupsionit, Nuri Bajrami, kjo situatë është shembull i korrupsionit dhe i ndërhyrjes në sistemin juridik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata bënë të ditur se materialet për rastin e Klinikës së Onkologjisë janë pranuar në KSHPK, por ato do t’u përcillen institucioneve kompetente duke pasur parasysh se tashmë është në hetim në Prokurori. /Telergafi/

KSHPK kërkon që kryetari aktual dhe ish-kryetari i Radovishit të ndiqen penalisht shkruan Telegrafi.