KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri dje në mesnatë në zyrat dhe departamentet rajonale të KSHZ-së janë dorëzuar gjithsej 60 nisma për propozimin e listave për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit dhe 68 nisma për propozimin e listave të këshilltarëve për këshillat e komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga KSHZ thonë se listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatit për kryetar të komunës, bashkë me nënshkrimet e evidentuara si propozim dhe dokumentacioni i tjetër gjithëpërfshirës sipas kushteve ligjore dhe sipas Udhëzimit të KSHZ-së mund të parashtrohen në KKZ deri më 13 shtator deri në mesnatë.

Nënshkrimet për kandidatë të pavarur për kryetar komune janë mbledhur për komunat Probishtip, Makedonska Kamenicë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Ohër, Debarcë, Prilep, Dollnen, Strugë, Dibër, Strumicë, Radovish, Bërvenicë, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Kërçovë, Makedonski Brod, Koçan, Qeshinovë Obleshevë, Manastir, Mogillë, Novaci, Resnjë, Gostivar, Demir Hisar, Vinicë, Saraj, Qendër, Aerodrom, Karposh, Shuto Orizarë, Haraçinë, Kisella Voda, Zelenikovë, Studeniçan, Çuçer Sandevë dhe kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nënshkrimet për lista të pavarura për anëtarë të këshillave komunalë dhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit janë mbledhur për komunat Probishtip, Makedonska Kamenicë, Kumanovë, Negoriçan i Vjetër, Ohër, Debarcë, Prilep, Dollnen, Strugë, Dibër, Bosilovë, Novo Sellë, Strumicë, Tetovë, Shtip, Llozovë, Makedonski Brod, Koçan, Çeshinovë Obleshevë, Kavadar, Manastir, Mogillë, Resnjë, Demir Hisar, Karposh, Saraj, Qendër, Çucer Sandevë, Kisella Vodë, Zelenikovë, Studeniçan dhe për Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Advertisement

The post KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy