Kryetari i KSHZ, Boris Kondarko sot njoftoi se procesi zgjedhor në vend ka filluar në kohë dhe po zhvillohet pa pengesa, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kondarko në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se dalja deri në orën 09:15 është 3%.
Sipas komunave në Manastir ka pasur dalje 3.38%, Bogdanci 4.68%, Bogovinë 1.29%, Butel, 3.63%, Vrapçisht 0.87%, Gostivar 1.71%, Kërçovë-2.35%, Likovë 2.2%, Saraj 2.46%, Studeniçan 1.85, Tearcë 1.90%, Tetovë 2.08%
Ai tha se në dy vendvotime janë regjistruar dy probleme teknike, një në Kumanovë dhe një Shtip, mirëpo procesi i votimit ka vazhduar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ai tha se dje votimi është kryer në burgje dhe në shtëpitë e kujdesit, rezultati i të cilëve do të publikohet pas mbylljes së procesit zgjedhor të sotëm./Telegrafi/