
Procesi i votimit ka filluar sot në orën 7:00 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa pengesa në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit.
Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. deri në orën 16:00, të drejtën e votës e kanë realizuar 2.762 votues, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
“Në 14 institucionet ndëshkimore-korrektuese, ku të drejtë vote kanë 1.256 persona që vuajnë dënim me burgim ose janë në paraburgim, deri në orën 16:00 kanë votuar 380 votues. Nga 214 persona të vendosur në institucione të përkujdesjes jashtëfamiljare, deri në orën 16:00 kanë votuar 78 votues”, njoftoi KSHZ.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, nesër do të zhvillohet votimi për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe për këshilltarë në tre vendvotime në Shuto Orizare.
Të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë.