Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në prag të Zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Siç kumtoi KSHZ-ja, me këtë memorandum, tre institucionet e përforcojnë përcaktimin e tyre për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, koordinim dhe ndihmë të ndërsjellë gjatë realizimit të dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore, këmbimin e informatave dhe të dhënave, si dhe veprimin me kohë për parregullsi eventuale.

“Theks i veçantë është vendosur në transparencën e financimit të fushatës zgjedhore përmes këmbimit të rregullt të raporteve financiare, si dhe në aktivitetet e përbashkëta për avancimin e respektimit të rregullativës zgjedhore me qëllim të zbatimit të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Memorandumi parashikon edhe bashkëpunim të ndërsjellë në pjesën e veprimit sipas parashtresave, ankesave dhe veprimeve tjera me interes të përbashkët, konsultime dhe këmbim të përvojave, si dhe krijimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, siç thuhet, KSHZ-ja, KSHPK-ja dhe ESHR-ja dërgojnë porosi të qartë për vendosmërinë me tyre për të siguruar proces kredibil zgjedhor dhe ta rrisin besimin e qytetarëve në institucione dhe zgjedhjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";