KSHZ: Publikohen rezultatet përfundimtare në Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Staro Nagoriçane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, pas përfundimit të të gjitha procedurave i publikoi rezultatet e rrethit të dytë në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Staro Nagoriçane.

Në rrethin e dytë në Zhelinë ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, në Bërvenicë kandidati i OBRM-PDUKM-së, Jovica Ilievski, në Studeniçan Azem Sadiku dhe në Staro Nagoriçane ka fituar LSDM me Zhaklina Jovanovskën.

Komisioni Komunale Zgjedhore duhet menjëherë t’i publikojnë rezultatet dhe t’i dorëzojnë në KSHZ.

Ndryshe, për këto komuna kishte ankesa të ndryshme nga partitë politike, ndërsa vendimi është marrë pas marrjes së të gjitha veprimeve./Telegrafi/

Advertisement

The post KSHZ: Publikohen rezultatet përfundimtare në Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Staro Nagoriçane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy