
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot mori vendim për uljen e numrit të këshilltarëve komunal.
Për këtë ka reaguar nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi.
Ai thotë se përfaqësuesja e vetmje shqiptare në KSHZ u mbivotua
Reagimi i plotë:
Sot, edhe një herë, u turpëruan publikisht, në sytë e opinionit. OBRM dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, e vetme në seancë, duke ulur numrin e këshilltarëve në komunat tona dhe duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kështu shkruan Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, ndërsa ka reaguar ashpër për mbivotimin që sot, anëtarët maqedonas të Komisionit Shtetëror Zgjedhor i bënë anëtares shqiptare në vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna.
Sa për ilustrim, në Gostivar numri i këshlltarëve nga 31 zvogëlohet në 23.
Reagimi i plotë i nënkryetarit Arbër Ademi:
Sot, edhe një herë, u turpëruan publikisht, në sytë e opinionit. OBRM dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, e vetme në seancë, duke ulur numrin e këshilltarëve në komunat tona dhe duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, para tre muajsh tentuan të ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale me qëllim që me ligj të zvogëlonin numrin e këshilltarëve. Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke përdorur shumicën e Badinterit, dhe ligji nuk kaloi.
Megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton qartë se qeveria nuk ka të drejtë me vendim të zvogëlojë numrin e këshilltarëve, sot – si para vitit 2001, apo më mirë të thuhet si në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës – OBRM-PDUKM, LSDM dhe VLEN e mbivotuan Ditmire Shehun në KSHZ, duke sjellë një vendim shumë të dëmshëm për shqiptarët. Këta nuk patën turp!
Ditmirja sigurisht se do ta vazhdoj betejën para Gjykatës administrative, e cila para 1 viti ishte instrument në duart e OBRM-PDUKM dhe LSDM për inzhineringun zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare. P.S. vetëm në Komunën e Gostivarit numri i këshlltarëve nga 31 zvogëlohet në 23.
The post KSHZ uli numrin e këshilltarëve komunal, Ademi: OBRM-PDUKM, LSDM dhe VLEN e mbivotuan Ditmire Shehun, po dëmtohen shqiptarët appeared first on Telegrafi.