Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, për personat në paraburgim dhe në burgje, si edhe për qytetarët e vendosur në institucione të kujdesit social, po zhvillohet pa pengesa në të gjitha komunat ku nesër do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
“Votimi ka filluar sot në orën 7 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa pengesa në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit,” thuhet në njoftimin e KSHZ-së.
Sipas të dhënave zyrtare, sot të drejtën e votës e ushtrojnë 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 1.256 persona në 14 institucione ndëshkimore-korrektuese dhe 214 qytetarë të vendosur në 13 qendra të kujdesit social.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
