Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës i cili mbahet në Strugë, ndërsa është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Ky i fundit në një postim në Facebook, njofton se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar”.

“Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë. Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat”. ka shkruar Ahmeti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Forumi i Prespës ka filluar ditën e djeshme, ndërsa sot do të mbahet sesioni kryeministror me temën “Bashkëpunimi i sinqertë rajonal e mban rajonin të qëndrueshëm”./Telegrafi/

The post Kurti pjesëmarrës në Forumin e Prespës, takohet me Ali Ahmetin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";