Në Kuvend sot duhet të mbahen vazhdimet e seancës së 66-të dhe të 91-të.

Pika e vetme e pashqyrtuar e rendit të ditës së seancës së 66-të është Projektligji për ndryshimin e Ligjit për cilësinë e produkteve bujqësore, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 91 janë edhe 12 pika të pashqyrtuara në mesin e të cilave katër ratifikime të marrëveshjeve, propozim-planet financiare të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime uji të RTVM-së për vitin 2023 si edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, deputetja Maria Georgievska nga LSDM.

Në Kuvend sot seancë do të mbajë edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik në rend dite të së cilit janë katër kërkesa për interpretimin autentik të ligjeve dhe Projektligji për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuvend i RMV-së, vazhdimi i dy seancave plenare dhe një diskutim në komision appeared first on Telegrafi.