Kuvendi: Gjendja shëndetësore e Afrim Gashit është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afrim Gashi mbrëmë për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital

Nga Kabinet i kryepalramentarit Afrim Gashi thonë se gjendja shëndetësore e tij është stabile. Prej atje shtojnë se kryetarit të Kuvendit po i bëhen ekzaminime të detajuara shëndetësore dhe se për çdo informacion tjetër do ta njoftojnë opinionin.

“Lidhur me informacionet e publikuara në media për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se ai dje është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive”.

Lexo po ashtu
Afrim Gashi mbrëmë për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital

Advertisement

“Gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe aktualisht po kryhen ekzaminime të detajuara mjekësore. Të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i bëhen me kohë të ditura publikut nga institucionet përkatëse”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Ndryshe, mbrëmë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse për shkak të një bllokimi të zorrëve, njoftoi drejtori i Klinikës, Ognen Kostovski./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Kuvendi: Gjendja shëndetësore e Afrim Gashit është stabile appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy