Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot është në rend të ditës në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Parashtruesi i këtij propozimi me procedurë të shkurtuar është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Për këtë propozim-ligj, opozita shqiptare më herët vendosi ta bllokojë Kuvendin dhe çdo ligj, pasi Qeveria nuk pajtohej me propozimin e tyre.

Por pas disa takimeve në mes përfaqësuesve të opozitës shqiptare (ASH dhe AAA) me përfaqësues të Qeverisë, u arrit marrëveshje që të zhbllokohet Kuvendi dhe të harmonizohen qëndrimet për Ligjin për nënshtetësi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi i Maqedonisë, Ligji për shtetësi para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri shkruan Telegrafi.