Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 57 vota “për” dhe 32 “kundër” miratoi Ligjin për shtetësi, me çka lehtësohet procedura për marrjen e shtetësisë.

Ligji për shtetësi shkoi me procedurë të shkurtuar, përkatësisht me flamur evropian në mënyrë që t’i ikë bllokimit që krijonte OBRM-PDUKM dhe “E majta”.

Sipas ndryshimeve në Ligjin për shtetësi, parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikate të lindjes, librezë pune, fletëpronësi, fatura komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara dhe disa dokumente të tjera.

Ndryshe, Ligji për shtetësi i cili u propozua nga opozita shqiptare fillimisht u kundërshtua nga shumica, dhe më pas pas një marrëveshje, u dakorduan që të shkojë me flamur evropian dhe të mbështetet edhe nga shumica kuvendare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për shtetësi shkruan Telegrafi.