Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e nënshkruar në Shkup, më 16 shtator të vitit 2021.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar se kjo Marrëveshja do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve.

“Dy vendet tona do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si dhe strukturave dhe organizatave tjera që janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e turizmit” ka shkruar ministri Bekteshi.

Gjithashtu, përmes kësaj Marrëveshje do të krijohen kushte të favorshme për investime në fushën e turizmit, si dhe mundësi për shkëmbimin e përvojave në fushën e trajnimit profesional të personelit të industrisë së turizmit të vendeve tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm do të inkurajohet edhe realizimi i objektivave të të dyja vendeve, poashtu do të mbështesin njëra tjetrën në integrimet rajonale turistike.

Kjo Marrëveshje që u ratifikua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të jetë e vlefshme për  periudhë pesë vjeçare.

The post Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim me Kosovën në turizëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";