Sipas protokolleve shëndetësore, sot në Kuvend gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e trupave parlamentare në sallat ku mbahen, ndërsa Qendra për pres në Parlament do të kthehet në funksion.

Për këtë dje në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare.

“Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës. Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi”, njoftojnë nga Kuvendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i kthehet normalitetit, largohen protokollet antikovid shkruan Telegrafi.