Kuvendi votoi zv. ministrat në 16 ministri me 63 vota “për”, 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Bashkim Hasani u zgjodh zv. ministër i Mbrojtjes, Nazim Bushi u zgjodh zv. ministër i Brendshëm, Agim Nuhiu u zgjodh zv. ministër i Drejtësisë, ndërsa Fatmire Isaki zv. ministre e Punëve të Jashtme.

Zv. ministër në Ministrinë e Financave u zgjodh Filip Nikolloski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini. Zv. ministër i Shëndetësisë është zgjedhur Vlladimir Rendevski, zv. ministër i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, zv. ministër për Punë dhe Politikë Sociale është zgjedhur Enver Husejin. Zv. ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski, zv. ministër i Kulturës është zgjedhur Daim Luçi, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski, për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi, ndërsa Xhabir Doko është zgjedhur zv. ministër në Ministrinë e Sistemit Politik.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën përmbyllëse para deputetëve tha se më e rëndësishme është që zv. ministrat të punojnë me ndershmëri, përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi i Maqedonisë zgjodhi zv. ministrat e ri shkruan Telegrafi.