Kuvendi nuk e votoi Rezolutën për ndihmë në Gaza, Murat: Turp t’ju vijë, kërkuam vetëm ilaçe dhe ushqim për fëmijët e uritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi i Maqedonisë nuk e votoi Rezolutën për ndihmën në Gaza

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut refuzoi kërkesën e debatit për ndihmë humanitare ndaj Gazës dhe për këtë ka reaguar deputeti dhe bashkëpropozuesi i rezolutës, Salih Murat nga Fronti Evropian.

Lexo po ashtu
Kuvendi i Maqedonisë nuk e votoi Rezolutën për ndihmën në Gaza

Advertisement

Ai e ka quajtur këtë vendim si “turp historik” për përfaqësuesit politikë.

“Nga 120 deputetë, vetëm 16 votuan pro ndihmës humanitare për Gazën. 16 deputetë përballë mijëra fëmijëve që po vdesin nga uria dhe mungesa e ilaçeve. Rezoluta kërkonte vetëm ndihmë elementare: ushqim dhe barna për civilët – asgjë më shumë, asgjë më pak. Maqedonia është ndërtuar mbi tradita antifashiste. Por sot, deputetët tanë zgjodhën anën e gabuar të historisë. Humanizmi selektiv nuk është humanizëm – është hipokrizi. Fëmija i uritur në Gazë nuk është më pak tragjik se ai në çdo cep tjetër të botës”, deklaroi Murat.

Salih shtoi “Turp t’ju vijë”, duke thënë se ky reagimin do të mbahet mend tash kur njerëzimi u vu në provë.

Advertisement

Rezoluta për ndihmë humanitare për Gazën është refuzuar pa u vënë në rend dite për diskutim në seancën plenare, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe mediat sociale.

The post Kuvendi nuk e votoi Rezolutën për ndihmë në Gaza, Murat: Turp t’ju vijë, kërkuam vetëm ilaçe dhe ushqim për fëmijët e uritur appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy