Me 71 vota pro, deputetët në Kuvendit të RMV-së mbështetën interpelancën ndaj kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski të paraqitur nga “E Majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca miratoi gjithashtu një përfundim ku thuhej se pretendimet në interpelancë janë të bazuara.
Deputetët e LSDM-së e braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim pasi më parë njoftuan qëndrimin e tyre se interpelanca nuk ka pasoja ligjore dhe se Prokuroria duhet të jetë e pavarur.
Prokurori Kocevski nuk mori pjesë në seanca, dhe më parë iu përgjigj me shkrim pretendimeve në interpelancë dhe tregoi se pretendimet në të janë të pabazuara dhe të përgjithshme, dhe përveç kësaj se Prokurori i nënshtrohet një interpelance, e cila është një kategori politike./Telegrafi/
The post Kuvendi pranoi interpelancën ndaj prokurorit, Ljupço Kocevski appeared first on Telegrafi.