Zëdhënësja e LSDM-së në konferencë për shtyp se gjykimet në rastin “Titanik” janë dëshmi për shoqëri kriminale.

“U vërtetua shoqëria kriminale se si kanë falsifikuar vullnetin e popullit, për ryshfetin zgjedhor, keqpërdorimin e parave dhe institucioneve dhe financim ilegal të fushatës zgjedhore. Pas vendimeve të sotme gjyqësore, Mickoski duhet të jep dorëheqje bashkë me Komitetin Ekzekutiv të partisë së tij”, u shpreh Kuzeska.

Sipas saj, bëhet fjalë për një parti që nuk është reformuar me të njëjtit njerëz që kanë qenë në procese gjyqësore dhe të dënuar për krim.

“Në “Titantik” të akuzuar janë edhe ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së në mesin e të cilëve është edhe Gruevski, Ilija Dimovski, Kirill Bozhinovski. Mickoski është dora e djathtë e dikurshme e Gruevskit, këshilltari i tij dhe sekretari i përgjithshëm. Në udhëheqësinë e tanishme të partisë janë njerëzit e Gruevskit siç është Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski”, tha mes tjerash Kuzeska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuzeska: Pas “Titanikut”, Mickoski duhet të jep dorëheqje, gjykata vërtetoi krimin e OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.